Deputetët braktisën mbledhjen, Bejko: Thikë pas shpine PD-së

0
219
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, e ka cilësuar si thikë pas shpine braktisjen e mbledhjes së Kryesisë nga disa deputetë demokratë.

Sipas tij, këta deputetë i kanë vënë shkelmën partisë, dhe se në këto momente partia ka nevojë për mbështetje dhe jo për shkelma.

“Nuk e di si do të vazhdojë më tej. Për 8 orë u diskutua nga të gjithë anëtarët dhe besojmë se gjithsekush dha versionin e tij për mënyrën sesi e ka parë PD. Unë i propozova të dy propozimet, i përputha në një. Muaji gusht nuk bëhen dot zgjedhjet në parti. Kur u largua sekretari i përgjithshëm nuk e mora vesh sesi iku.

Veprimi që u bë ishte i tillë, nëse nuk merrem parasysh “çohem dhe iki”. Braktisja e mbledhjeve nga ana e deputetëve ishte i tillë. Është thikë pas shpine për PD. Veprimet që i kanë bërë gjithsecili mban përgjegjësi dhe për demokratët sot dhe nesër. Kemi nevojë për mbështetje jo për shkelma,”- thotë Bejko.

Deputetët që braktisën mbledhjen e djeshme janë, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati dhe Dhurata Çupi.

Zjarr Tv Ad