Alastair King-Smith, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë është shprehur mbrëmjen e sotme se javën e ardhshme do të ketë një valë të re sanksionesh për personat që janë të përfshirë në korrupsion dhe veprimtari kriminale.
Megjithatë, ambasadori tha se edhe këtë herë nuk do të ketë emra publikë, por këtyre shtetasve do u ndalohet hyrja në Britaninë e Madhe.
“Kur bëhet fjalë për sanksione dhe veprime që duhen marrë për ata që ne gjykojmë se janë përfshirë në veprimtari kriminale dhe korrupsion, sërish ne ndjekim një qasje të balancuar.
Kjo nuk shënjestron asnjë individ, sikurse e përcaktoi qartë Lord Peach, kur njoftoi atëherë valën e parë të sanksioneve, në korrik të vitit të shkuar, ata ishin kundër një sërë individësh.
Sikurse e dini, kur bëhet fjalë për kufizime të hyrjes ne MB, si në këtë rast, ne nuk i deklarojmë emrat, pra jo gjithkush e ka bërë publike përfshirjen e tyre në këtë valë sanksionesh. Por, sikurse edhe e thashë më parë, do të ketë valë të tjera sanksionesh kundër atyre të përfshirë në veprimtari kriminale dhe korrupsion”, u shpreh Alastair King-Smith në Report TV.