Princ Leka nis betejën ligjore, kërkon pronat e sekuestruara të gjyshit në Mat

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Princ Leka II kërkon pronat e sekuestruara të gjyshit të tij Ahmet Zogu, të cilat ndodhen në Mat. Këto prona janë sekuestruar që prej viti 1945.

Princ Leka ka nisur betejën ligjorë, ai kërkon kompensim për tokat e paraardhësit të tij.

Duke i kujtuar trupës së Apelit se në vitin 2012, gjykata e njohu si trashëgimlënësin e Leka Zogut, Princ Leka II këmbëngul në shfuqizimin e një vendimi të agjencisë së Dibrës për tokat në Mat, aty ku lindi paraardhësi i tij Ahmet Zogu, mbreti i cili u largua nga Shqipëria për në Greqi në muajin prill të 1939-ës, në kohën kur vendi ynë u pushtua nga Italia fashiste. Sipas Top Channel në një padi thuhet se “familja mbretërore e Princ Leka II nisën procedurat ligjore për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave”.

Ato që kërkohen janë sipërfaqe me toka e që aktualisht rezultojnë se i përkasin shtetit shqiptar në fshatrat Zenisht, Rukaj, Rremull, Urakë e në qytetin e Burrelit.
Duke skicuar kufijtë për secilën nga parcelat në zonat e mësipërme, paditësi thotë se Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Dibër, nuk e ka njohur si subjekt të shpronësuar.

Por, paditësi Leka Zogu II i vë në dukje gjykatës se ai është trashëgimtar ligjor i radhës së parë i të ndjerit Leka Zogu I e Suzanës, ndaj dhe njohja e kompensimi i tyre duhet t’i kalojë gjyqësisht. Nuk bëhet fjalë vetëm për toka bujqësore, por edhe për pyje e troje në katër fshatra e po ashtu në qytetin Burrelit e që si njësi administrative i përkasin Matit.

Në vitin 1945 kur në pushtet erdhën komunistët, Komiteti Ekzekutiv urdhëroi konfiskimin e pasurive të Ahmet Zogut e midis tyre edhe tokat në pronësi të tij kaluan në përdorim nga shteti shqiptar. Më herët, Princ Leka II fitoi në Gjykatën e Lartë një tjetër pronë të gjyshit, pikërisht vilën mbretërore të Shirokës, në Shkodër.

Zjarr Tv Ad