Çfarë ndodhi gjatë natës? Lokali i Noizy-t përfshihet nga flakët

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lokali i këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy me emrin e artit, është përfshirë nga flakët gjatë natës.

Gjatë orëve të natës, nga lokali që ndodhet në qytetin e Durrësit janë parë të dalin shtullunga tymi, ndërsa zjarri ka rënë në pjesën e brendshme. Sipas raportimeve, shkak i zjarrit mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Kujtojmë se saktësisht një vit më parë, lokali i këngëtarit u bë shënjestër e një shpërthimi me tritol që shkaktoi dëme të konsiderueshme.

Në atë kohë u raportua se ishte grupi i personazhit të njohur si Clevio që kishte kryer sulmin, kjo për shkak se Noizy kishte një konflikt të hapur me të.

Ky lokal është bërë sërish skenë krimi në maj të vitit të kaluar, kur persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj ish-kandidatit socialist të Durrësit, Ardit Kërtusha, i cili mbeti i plagosur.

Zjarri në lokalin e Noizyt në Durrës

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1 të Durrësit, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, bën me dije policia e qytetit të Durrësit.

Zjarr Tv Ad