Zjarri në lokalin e Noizyt, zbulohet shkaku

0
188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lokali i këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy me emrin e artit, është përfshirë nga flakët gjatë natës.

Policia njoftoi se zjarri ka rënë gjatë natës në lokalin në pronësi të shtetasit Bashkim Rajku, babait të Noizyt.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1 të Durrësit, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe në Instagram edhe faqja zyrtare e lokalit, ku thuhet se “GATE03” do të jetë i mbyllur përkohësisht. Ndërsa ndër të tjera shkruan se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike”.

“Njoftim! Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shlëmdije elektrike GATE03 do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ju mirëpresim së shpejti”, thuhet në njoftim në Instagram.

Zjarr Tv Ad