Kush po i sulmon bizneset e Noizyt në Durrës? Reagon për zjarrin në lokal

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një lokal në Durrës në pronësi të babait të këngëtarit të njohur Noizy është përfshirë nga flakët.

Deri më tani, sipas burimeve, pista kryesore e hetimit është zjarrvënia e qëllimshme, por nga ana tjetër në një postim në InstaStory biznesi njofton se shkaku ka qenë shkëndija elektrike.

Janë konstatuar dy-tre vatra zjarri që janë shuar nga zjarrfikësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, por ka vetëm dëme materiale në lokalin e Bashkim Rajkut (babai Noizyt).

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Edhe me heret ne bizneset e Noizyt ka pasur disa incidente dhe demtime por ende nuk eshte e qarte kush fshihet pas ketyre sulmeve.

Zjarr Tv Ad