“Babai ngeli vetëm më vëllain, nëna me motrën”, Eduart Grishaj mes lotësh tregon historinë e jetës

0
2151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Si rrallë herë regjisori Eduart Grishaj ka ardhur me një rrëfim ku ka zbuluar një sërë detajesh lidhur me jetën e tij. Ai ka folur për familjen e tij, ku mes lotësh ka rrëfyer jetën e vështirë të prindërve të tij, veçanërisht të së atit, i cili kishte një familje të persekutuar nga regjimi komunist.

Ai ka zbuluar se i ati ka qenë i martuar më herët me një grua tjetër, e cila fatkeqësisht humbi jetën. Ndërkohë, nga kjo martesë lindi vëllai i Eduartit, Ylli.

Më tej regjisori tha se dhe nëna e tij ishte e martuar me një burrë tjetër, me të cilin kishte një vajzë, motrën e tij, mirëpo dhe ai ndërroi jetë dhe më vonë ajo u njoh me babain e Eduartit.

“Babai im ka lindur në burg. Familja e tij ishte në internim. E dërguan të punonte në Mamurras. Aty ai është martuar me një grua dhe ata lindën një fëmijë, vëllain tim. Por kjo grua ndërroi jetë dhe babi mbeti vetëm me Yllin. Nga ana tjetër edhe nëna ime ishte e martuar me një burrë tjetër, me të cilin kishte një vajzë, motrën time. Por edhe ai ndërroi jetë. Nëna ngeli e vetme me motrën. Më pas, u njoh me tim atë, i cili ishte me vëllain. Të dy u martuan dhe aty linda unë.

Unë kam lindur në Bajzë. Jemi rritur me një dashuri të jashtëzakonshme. Gjithë këtë dashuri dua t’ua jap dhe fëmijëve të mi”, tregoi Eduarti.

Zjarr Tv Ad