Aksident me dy të plagosur në aksin Lezhë-Shkodër, njëri në gjendje të rëndë

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Zjarr Tv Ad