Sekretar Organizativ i PS dhe njëherësh deputet i kësaj force politike, Blendi Klosi ndan disa fotografi nga një ekspozitë e fundit e vajzës së tij, Amblës.
Talenti dhe pasioni për bojërat e hedhura në telajo, kanë bërë që Ambla Klosi të shfaqë ekspozitën e saj në Londër. Ajo quhet “ngjyrat e Amblës” dhe do të jetë e hapur për publikun nga 11 qershori deri në 31 korrik.
I ati, sigurisht krenar me arritjet e vogëlushes së tij, thotë se të apasionuarit pas pikturës dhe artit pamor mund të vizitojnë Bantof Galery, The House of st Barnabas, në Londër, për të parë nga afër punimet e Amblës.
“Ngjyrat e Amblës”, në një tjetër hapësirë. Për audiencën e apasionuar pas pikturës dhe artit pamor, në një tjetër ekspozitë ndërkombëtare të pasionit dhe talentit në telajo. Në Bantof Galery, The House of st Barnabas, Londër. Nga data 11 qershor deri në 31 korrik. Më shumë se i emocionuar”, shkruan Blendi Klosi dhe ndan fotografitë e mëposhtme.