Katastrofë mjedisore në Durrës, mbetjet hidrokarbure hidhen në kanalizimet e Plazhit

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës (SHRUKD), nëpërmjet një njoftimi për mediat, ka bërë me dije se, mëngjesin e sotëm në linjën e pranimit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN) në Shënavlash është konstatuar ndotje e lartë mjedisore.

Sipas njoftimit, mbetje të shumta me bazë hidrokarbure kanë lëvizur nëpërmjet kanalizimeve të ujërave të ndotura të qytetit duke përfunduar tek impianti i trajtimit. Kjo ndotje është e përmasave shumë të mëdha dhe ka shkaktuar dëmtime tek disa pajisjeve të impiantit.

Në kushte të tilla puna në impiant është ndërprerë deri në pastrimin e plotë të këtyre mbetjeve. Mendohet se sasia e mbetjeve të tilla është hedhur në kanalizimet e zonës së Plazhit pranë stacionit të pompimit nr. 6 dhe më pas ka ardhur në stacionin fundor nr. 9 dhe që andej në impiantin e Shënavlashit.

Zjarr Tv Ad