Mjeshtrat e gënjeshtrave u përkasin këtyre 3 shenjave të Horoskopit

0
237
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tregohuni të sinqertë, kur ka qenë hera e fundit që keni gënjyer? Ndoshta mund ta gjejmë bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.

Në fakt të thuash gënjeshtra ka vetëm një rregull, nëse do ta bësh, duhet të jesh një gënjeshtar i mirë dhe këtë nuk mund ta arrijnë dot të gjithë, si për shembull Gaforret që do qeshnin në mes të historisë që po trillojnë.

Si çdo gjë tjetër edhe aftësia për të gënjyer varet nga yjet, kështu që pa humbur kohë, këto janë shenjat që gënjejnë pa iu dridhur qerpiku.

Ujori: Mos jini të frikësuar për natyrën e tyre të çuditshme. Ujorët janë gënjeshtarë të mirë sepse thjesht nuk thyhen. Nëse ndonjëherë në ndonjë festë keni bërë kontakt me sy me dikë, të cilit nuk ja kuptoni dot energjinë apo qëllimet, me siguri ka qenë Ujor. Janë më të çuditshmit e horoskopit, mjafton që t´i dëgjoni duke folur për teoritë e konspiracionit. Janë shumë të zotët për të vënë një maskë të cilën zor se mund t´ja heqë njeri, plus që janë po aq kokfortë sa Akrepat. Kjo dhe sjellja e tyre i bën që të mbajnë sekrete shumë mirë, ndërkohë që e kanë shumë të lehtë të gënjejnë pa u kuptuar. Mos i bëni që të nxjerrin anën e tyre të keqe.

Akrepi: Akrepët janë gënjeshtarë të mirë sepse kanë një lidhje me ”anën e errët”. Kjo shenjë drejtohet nga Plutoni, ekuivalenti i Hades-it, perëndisë së botës së nëndheshme. Një Akrep helmues, mund të jetë po aq emocional sa një Gaforre apo Peshk, por meqë është shenjë uji, është shumë kokfortë, kështu që di si këto emocione t´i kanalizojë dhe të ndryshojë. Kur njerëzit duan të rrëfejnë një sekret apo gënjeshtër, zakonisht zgjedhin një Akrep, sepse ka një reputacion të mirë kur vjen puna për të mbajtur gjëra të fshehta.

Bricjapi: Për ta ajo që ka rëndësi është “të mbarojnë punë”, ndërkohë që ndjenjat e veta i mbajnë shumë të fshehura. Janë gënjeshtarë të mirë pikërisht për këtë, janë të aftë të bëjnë gjithçka që një detyrë apo mision të mbarohet në kohë dhe ashtu siç duhet, edhe nëse duhet që të dalin pak nga e vërteta. Po ashtu mund të marrin vendime fare lehtë në situata të vështira sepse janë udhëheqës, në një kohë që shenjat e tjera mund ta kenë humbur fillin.

Zjarr Tv Ad