Rrëmbimi i tre policëve në Kosovë / Reagon Edi Rama dhe thotë se s’ka ndërmend t’i hedhë benzinë zjarrit: Të presim investigimin e KFOR

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me incidentin e rëndë në Kosovë, ku forcat speciale serbe dyshohet se shkelën kufurin dhe rrëmbyen tre policë shqiptarë.

Rama nuk merret me rastin konkret, për të cilin thotë se “po investigohet nga KFOR”, por sulmon ata të cilët e kanë akuzuar se deri tani ka heshtur për incidentin e rëndë.

Për këta kritikë, Rama thotë se e kanë të humbur si luftën politike me të, por edhe luftën imagjinare me Serbinë.

“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë.

Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat”, shkruan Rama në Twitter.

Zjarr Tv Ad