Spartak Ngjela shpërthen ndaj serbëve: Bakalaro historike, ky ishte një sukses i madh për historinë e Shqipërisë

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku komentoi zhvillimet në veri të Kosovës.

Ngjela tha se rrëmbimi i policëve të Kosovës është një akt që cënon sovranitetin e shtetit dhe mund ta bëjnë vetëm serbët, si hakmarrje ndaj humbjes së veriut.

Avokati theksoi se veprimet e Kurtit janë një sukses i madh për historinë e Shqipërisë, pasi arriti të merrte kontrollin e plotë të veriut të Kosovës.

Ngjela i cilësoi serbët si “bakalaro historike”, por që kanë përfituar se i ka mbështetur Anglia me Francën.

“Ky është sukses i madh për historinë e Shqipërisë. Kurti gjeti rastin t’i shporri. Ata ranë vetë brenda, arrestuan tre policë. E dini ju ç’është polici apo e dini ushtar?! Prekja e një polici është prekje e sovranitetit të shtetit. Atë e bëjnë vetëm serbët. E dini ju çfarë janë serbët? Janë bakalaro historike, por i ka përkrahur dhe Anglia dhe Franca se kanë pasur frikën e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ç’e di Shqipërinë? Ç’i di shqiptarët? Po të mos ishin krerët tanë nuk do të kishte as perandori romake, as perandori turke, as perandori bizantine”, tha Ngjela./euronews.al

Zjarr Tv Ad