Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga forcat speciale serbe është bërë kryetema e diskutimeve në 24 orët e fundit.
Kosova po kërkon lirimin e tyre, ashtu si dhe DASH ka bërë thirrje që të lihen të lirë pa kushte.
Por në qarqet mediatike po qarkullojnë informacione se lirimin e 3 policëve të Kosovës po e negocion edhe Kryeministri Edi Rama.
Ishte një ndërhyrje e gazetares Esmaralda Mulaj në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, që cito Fatmir Shehollin se “punës së Ramës sonte do ia ndjeni krismën nesër”.
Moderatori i emisionit Blendi Fevziu tha se ka informacione që Rama të ketë ndërmjetësuar lirimin e policëve të Kosovës, por theksoi se kjo teori nuk është e konfirmuar.
Blendi Fevziu: Kush e ka reagimin?
Esmeralda Mulaj: Është një Fatmir Sheholli, thotë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sonte e ka kryer një punë të madhe, nesër ia ndjeni krismën. Tani Fevziu pyete Edi Ramën çfarë pune ka kryer sonte?
Blendi Fevziu: Më çuan dhe mua një po nuk besoj të jetë e vërtetë. Me sa di unë sot në Shqipëri është Victor Orban, Kryeministri i Hungarisë. Dhe Rama duhet të jetë me Orbanin. Ka qarkulluar ideja që Rama po ndërmjetëson lirimin e.., po deri tani unë nuk kam konfirmim zyrtar. Mund të jenë dhe llafe.
Artan Hoxha: Edhe ato lirimet e murgeshave ne Afganistan Ilir Kulla i mbaronte. S’ka nevojë të çojmë Ramën. E bën Iliri ose Behgjet Pacolli./lajme.al