Një fotografi e veçantë dhe një surprizë që do të jetë e paharruar për studentët shqiptarë, të Shqipërisë dhe Kosovës, në Amerikë. E tillë është ajo që Presidenti George W. Bush i ka dërguar Ambasadës së SHBA në Tiranë, pasi ka takuar studentët në shtetin amerikan të Maine.
I konsideruar si një mik i dy shteteve shqiptare, Presidenti George W. Bush ka shkuar në një nga restorantet e tij të preferuar, The Clam Shack në Kennebunk, Maine, ku studentët po punojnë si pjesë e programit të punës verore dhe udhëtimit të Departamentit të Shtetit.
Studentët u kënaqën me takimin me ish-presidentin, i cili gjeti kohë dhe për një fotografi me ta, e që më pas e ka dërguar si “dërgesë speciale” në selinë diplomatike në Tiranë.
“Dërgesë speciale nga Presidenti Bush! Studentët nga Shqipëria dhe Kosova që po punojnë gjatë verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë një surprizë të veçantë kur ish-Presidenti i SHBA-së, George W. Bush, i bëri një vizitë së fundmi!
Presidenti Bush u ndal në një nga restorantet e tij të preferuar, The Clam Shack në Kennebunk, Maine, ku studentët po punojnë si pjesë e programit të punës verore dhe udhëtimit të Departamentit të Shtetit.
Studentët u kënaqën me takimin me ish-presidentin, i cili gjeti kohë për një foto me grupin jashtë The Clam Shack”, shkruan Ambasada amerikane në Tiranë, teksa ndan dhe fotografinë e dërguar nga ish-presidenti Bush.