Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku dha detaje nga mbledhja e kryesisë që u zhvilluar ditën e sotme.
Bejko tha se në mbledhje u diskutuan detajet e zgjedhjeve që priten të mbahen për kryetarin e PD-së.
“Mbledhja po zhvillohet për të vendosur modalitetet për zgjedhjet. Anëtarët e kryesisë nuk kanë njolla tenderash, bashkëpunim me oligarkët. Nuk janë oligarkia e haviarit.
Po diskutohen modalitetet e zgjedhejve. Po diskutohej rregullorja me te cilën do të punohet në zgjedhje. Do të diskutohet plotësimi i vakancave të komisionit të zgjedhjeve.
Na iku një muaj kot duke u marrë me retorikë të brendshme, ndërkohë duhet të ishte mbledhur kryesia”, deklaroi Bejko.