Nga Hysni Gurra
Edhe pse Edi Rama nuk shquhet për ndonjë namusqar i madh, sërish, plasja e një skandali seksual në një zyrë shteti është kosto për çdo kryetar partie e aq më tepër kur kryetari i partisë është edhe kryeministër i vendit.
Nuk është gjë e re avokatia që u ka bërë Rama zyrtarëve të pushtetit të tij qofshin ata të korruptuar apo qofshin të lidhur me krimin e organizuar.
Këtë gjë Rama e ka bërë për Tahirin, Dakon, Roshin, Bushin, Ndokën dhe sigurisht edhe për Safet Gjicin.
Por në të gjitha rastet ka qenë Rama që i ka mbrojtur dhe ka qenë po Rama që i ka lëshuar i pari.
Ai e ka taktikë që i përdor e i përdor miqtë e tij dhe në fund i poshtëron, distancohet po vetë nga ata për të krijuar idenë që s’kursen kënd.
Çuditërisht këtë fabul, ose taktikë komunikimi të themi, Edi Ramës ia rrëzoi Safet Gjici. Ai që nuk pritej.
Gjici nuk shquhet për finesë në komunikim, për mos thënë më shumë se kaq.
Sot, menjëherë pasi doli lajmi i skandalit seksual të Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, po pritej me kërshëri veprimi që do bënte kryeministri Rama, nëse do ta shkarkonte menjëherë apo jo.
Lajmet e pakonfirmuara filluan të qarkullojnë nga koridoret e kryeministrisë për shkarkimin e Gjicit.
Ende pa u bërë zyrtare, Safet Gjici lëvizi më shpejt se Rama duke njoftuar në media dorëheqjen e tij nga posti i kryebashkiakut.
Kjo lëvizje bëri të pa vlerë konfirmimin zyrtar të shkarkimit të Gjicit, njoftim të cilin e bëri Ministrja e Financave Delina Brahimaj.
Është pak e çuditshme, por Edi Ramës në komunikim këtë herë ia kaloi edhe Safeti me brekë nëpër këmbë.
Ai, përveçse i la turpin në derë, nuk ia dha as kënaqësinë e lajmit ‘Rama shkarkon Gjicin’, por lajmi i ditës mbeti ‘Gjici jep dorëheqjen.