Disa shkencëtarë në Miami, SHBA kanë ngritur alarmin duke thënë se ngrohja e planetit po ndodh më shpejt se sa pritej.
Sipas një studimi nga Shkolla e Atmosferës dhe Shkencës së Tokës në Universitetin e Miami Rosenstiel, thyerja e rekordeve klimatike në vitin 2023 është një shenjë shqetësuese që tregon se ngrohja globale po ndodh më shpejt sesa parashikohej.
Një studiues i atmosferës dhe tokës tha përmes një postimi në Tëitter se rritja e temperaturave, oqeaneve dhe ajrit është “mashtruese” dhe “diçka e çuditshme po ndodh”.
Shkencëtarë të tjerë kanë thënë se këto të dhëna janë alarmante, por jo të papritura për shkak të rritjes së vazhdueshme të ndotjes së planetit dhe ardhjes së fenomenit klimatik El Nino , i cili ka një efekt në ngrohjes globale.
Në një tjetër raport, shkencëtarët thanë se nëse rekordet e thyera këtë vit janë një shenjë e ndryshimit të klimës që tejkalon parashikimet klimaterike, ose nëse rezultati i krizës klimatike po del siç pritej, është një sinjal shumë shqetësues i asaj pritet të vijë.
Ndëkohë, ky vit pritet të jetë një nga më të nxehtit deri më tani, me të dhënat globale që tregojnë se temperaturat po rriten në nivele jashtëzakonisht të larta.
Njëmbëdhjetë ditët e para të qershorit regjistruan temperaturat më të larta në histoi për këtë periudhë të vitit me një diferencë të konsiderueshme, sipas një analize të publikuar të enjten nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus. Studiuesit thanë se është gjithashtu hera e parë që temperaturat globale të ajrit gjatë qershorit, tejkaluan nivelet paraindustriale me më shumë se 1.5 gradë celcius.