Presidenti Joe Biden ka thënë se administrata e tij nuk do ta “bëjë të lehtë” anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke shtuar se kombi i shkatërruar nga lufta duhet të përmbushë të njëjtat standarde si vendet e tjera anëtare.
I pyetur nga gazetarët në Filadelfia për lehtësimin e rrugës së Ukrainës e Aleancës Veri-Atlantike, e në lidhje me Planin e Veprimit të Anëtarësimit, i cili është një pengesë kryesore për Ukrainën, Biden tha: “Jo. Sepse ata duhet të përmbushin të njëjtat standarde. Kështu që ne nuk do ta bëjmë të lehtë.”
Biden shtoi se SHBA-ja ka “bërë shumë” për të siguruar që Ukraina të ketë “aftësinë për të koordinuar ushtarakisht”.
Biden të shtunën përcolli gjithashtu një këndvështrim shpresëdhënës mbi marrëdhëniet SHBA-Kinë përpara udhëtimit të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Pekin këtë fundjavë.
Vendet kandidate duhet të bëjnë reforma ushtarake dhe demokratike përpara shqyrtimit për anëtarësimin në NATO. Javën e kaluar, zyrtarët e Biden thanë se presidenti ishte gati të hequr dorë nga kërkesa e Ukrainën, e cila ka nisur një kundërsulm ndaj Rusisë.