Ka folur avokatja e gruas që shfaqej në video-skandalin, ku shihej teksa kryente marrëdhënie seksuale me kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Avokatja e Alma K., është shprehur se ajo është nënë e një fëmijë dhe se nuk ka dashur që të bëhej virale dhe se gjithçka ndodhur pa dijeninë e saj.
“Uën jam përfaqësuesja ligjore e Alma K., domethënë. Është nënë fëmije ky person. Nuk është në dijeni. Nuk është në dëshirën e saj të bëhet virale asgjë. Është bërë virale pa dijeninë e saj”, tha avokatja.
Për ngjarjen dje foli dhe vetë gruaja e videos, e cila tha se me Gjicin ka pasur një raportin intim prej kohësh. Ajo hodhi poshtë akzuat se gjithçka ka qenë e stisur nga ajo për të shantazhar Gjicin, teksa ka lënë të nënkuptohet se video është publikuar nga një person i tretë.
Kujtojmë që kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të videos erotike, e filmuar teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e Bashkisë Kukës. Ai tha se filmimi është një kurth i ngritur nga kundërshtarët e tij politikë në zgjedhjet e 14 majit.
Safet Gjici, i cili vetëm pak javë më parë fitoi mandatin e dytë si kryebashkiak i Kukësit, thotë se me vajzën në fjalë, ka një marrëdhënie intime prej disa kohësh.