Evi Kokalari ditën e sotme ka prezantuar në Tiranë lëvizjes e saj më të re politike, Koservatorët. Gjatë fjalës së saj Kokalari tha se kjo lëvizje do të jetë e hapur për të bashkëpunuar edhe me Partinë Demokratike dhe se misioni i kësaj lëvizje është ndryshimi i mentaliteti në Shqipëri se si bëhet politike.
Gjithashtu, ajo prezantoi edhe objektivin që ka kjo lëvizje e re politike për procesin e ardhshëm elektoral të 2025-ës. Sipas Kokalarit, deri në momentin që zgjedhjet të vijnë ajo tha se duhet të mbledhë 140 persona me karakter të fortë dhe me integritetin e duhur për tu bërë pjesë e Parlamentit.
“Të tërë pyesin një gjë. Si do e ndryshojmë. Të flasësh lartë e poshtë për doktrinën konservatore nuk është koha. Por një gjë që ne duhet të bëjmë është ndryshimi i mentalitetit se si bëhet politike në Shqipëri”Do fillojmë nga baza. Do mbledhim bazën dhe mund të kthehet në parti politike në çdo moment para zgjedhjeve të 2025. Por deri sa të vijnë zgjedhjet, ajo që dua unë të bëj është që të mbledh 140 vetë me karakter të fortë dhe me integritetin e duhur që të hyjnë në Parlament”, u shpreh ajo.
Më tej, Kokalari u shpreh e sigurt se shumë demokratë do i bashkohen kësaj nisme të re politike.
“Dalëngadalë këta të PD do na afrohen, sepse më shumë kohë që kalon, ata më shumë lodhën. Momentalisht ata ndihen të lodhur. Ne duhet të ngremë elektoratin gri, dua t’ju falënderoj ju, pasi shumë prej jush mund të keni pasur kërcënime për të mos marrë pjesë në këtë takim sot”,shtoi ajo.