EMRAT/ E pësojnë keq 4 “kopshtarët” shqiptarët në Londër, policia i kap në “shpi bari”!

0
197
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar pasi u kapën nga policia në “shtëpi bari”.

Sipas medieve vendase, shqiptarët e identifikuar si Fabio Marku, 28-vjeç, Arjel Lleshi, 24, Glevis Xhepa, 26 vjeç dhe Donald Xhepa, 29 vjeç thanë se kishin ardhur ilegalisht në MB dhe kishin përfunduar duke punuar si “kopshtarë’ në kultvimin e kanabisit për të shlyer borxhin e trafikantëve që i kishin sjellë.

Aktiviteti i bandës shqiptare u zbulua nga një arkitekt i cili thuhet se pa bravat e ndërruara të cilat i kanë tërhequr vëmendjen.

Ai hyri brenda në dhomën e hotelit “Huntly Arms” dhe gjeti bimë kanabisi që rriteshin nën dhjetëra llampa. Katër të rinjtë u gjetën më pas nga policia të njëjtin mëngjes në dhomë dhe u arrestuan.

Sipas autoriteteve skoceze, efektivët sekuestruan 520 bimë lëndë narkotike cannabis sativa të cilat pas kultivimit dhe shitjes llogaritet të kapnin vlerën e 412 mijë e 200 paund.

Shqiptarët u dërguan në burgun e HMP Grampian në Skoci dhe u dënuan me nga 2 vite burg secili.

Zjarr Tv Ad