E FUNDIT/ Sherr me sende të forta mes dy familjeve, degjohen te shtena

0
313
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një konflikt mes disa persona ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit, por fatmirësisht pa viktima apo të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në një dyqan lulesh në Krujë, në pronësi të dy vëllezërve, të cilët u konfliktuan me tre persona të tjerë, të cilët ishin vëllezër me njëri-tjetrin.

Pas konfliktit me sende të forta, 3 vëllezërit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar, ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Zjarr Tv Ad