Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi mbrëmjen e djeshme bllokimin e kalimit në pikat kufitare të Jarinjës dhe Merdares, në kufi me Serbinë.
Shkak për këtë janë protestat që po mbahen në anën serbe dhe se nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe as i kamionëve që udhëtojnë nga Kosova.
Në rrjetet sociale raportohet se shkak për bllokimin e qarkullimit janë bërë drejtuesit e kamionëve me targa serbe që nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë dhe që tani kanë bllokuar të gjithë qarkullimin.
Ministria thotë se nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave, ndaj këshillojnë udhëtarët që të zgjedhin pika doganore të tjera për të kaluar kufirin.