“U kërcënua, nuk e lanë as të largojë fëmijën nga Shqipëria!”/ Artan Hoxha rrëfen telefonatën me Alma.K, që shfaqet në skandalin “Gjici”

0
1051
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se shtetasja A.K, e cila shfaqet në video skandalin e Safet Gjicit, ka kërkuar mbrojtje nga autoritetet.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha zbuloi se A.K është kërcënuar.

Ajo nuk është marrë në mbrojtje dhe nuk është lejuar as të nxjerrë fëmijën e saj nga Shqipëria.

“Ajo ka kërkuar mbrojtje. Ajo ështs kërcënuar. Por nuk është në këtë moment në mbrojtje.

Ka tentuar të çojë fëmijën e vet te familjarët, diku ngjitur me Shqipërinë dhe nuk e kanë lejuar.

Jeta e saj dhe familjes së saj duhet garantuar. Pa atë ky proces është i dështuar. Ajo mund të tërhiqet për shkak të presionit

Kam biseduar me të në telefon. E kanë kërcënuar dhe nuk ka asnjë mbrojtje sot.”, deklaroi Hoxha.

Zjarr Tv Ad