Ismet Drishti: Ndiej dhimbje, Gjici do jepte 60 mijë lekë për qen, ndihma sociale për njerëz është 30

0
391
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Korrupsion më të madh s’ka. Vajza nuk vajti me projekt gati, Gjici i tha ta bëjmë ne”, kështu tha gazetari Ismet Drishti për “Now me Erla Mëhillin”, duke shpjeguar se pse video-kandali i publikuar i Safet Gjicit dëshmon se “korrupsioni është i kopsitur”.

Ai tha Gjici i ka vënë në dispozicion të gjithë stafin e tij vajzës, e madje ka qenë i gatshëm të japë 60 mijë lekë për një qen, ndërkohë që për ndihmën sociale që është sa gjysma e kësaj shumë bëhet luftë e mezi e japin.

“Sa i përket veprës penale, unë nuk jam penalist, nuk jam jurist kam punuar jam marrë pak me gazetari, por jam i vëmendshëm kur flasin dhe në momentin kur kryetari i bashkisë i vë në dispozicion të gjithë stafin dhe i thotë se do i bëjmë ne gjithë shkresat, për mua vepra penale është e kopsitur, se po ta dëgjoni Gjicin thotë i bëjmë ne këto”,- tha Ismet Drishti ndërsa shtëpi se pavarësisht kësaj dhimbjen më të madhe ia dha një tjetër moment, kur dëgjoi që për një qen do jepeshin 60 mijë lekë ndërsa ndihma ekonomike për person është 30 mijë lekë.

“para së gjithash ndjeva një dhimbje të tmerrshme, se ne jetojmë në Shqipëri e nuk mund të flasim vetëm nga ana ligjore kur dëgjoj që kërkohen 60 mijë lekë të vjetra në muaj për një qen. Ndihma sociale sot është 30 mijë lekë. E kuptoni se ku jetojmë?

Me sa lehtësi jepen 60 mijë lekë për një qen e bëhet luftë për njerëz që marrin 30 mijë lekë ndihmë sociale. Unë mendoj se kjo është më e rëndësishme se çështjet teknike”,-u shpreh Drishti.

Zjarr Tv Ad