Lulzim Basha ka dorëzuar në rrugë elektronike kërkesën për t’u regjistruar si kandidat zyrtar në garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Mediat raportojnë se vetëm pak minuta më parë, gati në përfundim të afatit, Basha ka dërguar me e-mail kandidaturën e tij.
Më shumë se një vit nga dorëheqja, Lulzim Basha është rikthyer përmes disa takimeve me të rinjtë demokratë dhe ata që ai i ka konsideruar si “qëndrestarët” e Partisë Demokratike në Tiranë dhe qytete të tjera.
Këshilli Kombëtar i PD u mblodh këtë të hënë dhe u vendos krijimi i një Komisioni Zgjedhor prej 8 anëtarësh, të cilët do të merren me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që pritet të mbahet në 29 korrik, kur do të zgjidhet kryetari i ri. Mbledhja e Këshillit Kombëtar u bojkotua nga Bardhi dhe të dhe 16 deputetë të tjerë.
Gjergj Hani është personi tjetër që ka depozitaur kërkesë për të qenë kandidat për kreun e Partisë Demokratike.