A kishte përfitime financiare? Mediu tregon për muxhahedinët që pranoi Berisha dhe Rama

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, është shprehur mbrëmjen e sotme se nga strehimi i muxhahedinëve Shqipëria nuk ka pasur kurrë një përfitim ekonomik.

Në një lidhje direkte në Euronews, ai tha se në kohën e qeverisë Berisha u negociua të pranoheshin rreth 250 muxhahedinë, ndërsa Rama pranoi të merrte diku rreth 3,000. Por në të dyja rastet sipas Mediut, nuk ka pasur përfitime ekonomike.

Ai u shpreh se përfitimet kanë qenë vetëm politike, si një shtet aleat e për pranimin e muxhahedinëve kanë marrë vlerësime nga e gjithë politika amerikane.

“Dua t’ju kujtoj në atë kohë është negociuar nga ana e zotit Berisha që të ishin rreth 250 muxhahedinë që do të vinin në Shqipëri ndërsa pjesa tjetër do shkonin në Amerikë e në vende të tjera.

Qeveria Rama mori përsipër të merrte rreth 3000. unë nuk di të ketë pasur ndonjë diskutim për çështjet financiare në lidhje më këtë çështje.

Madje as në fillim ne nuk kemi pasur përfitim financiar, përfitimi ka qenë vetëm politik si një vend partner që hapi dyert për të ndihmuar rezistencën iraniane dhe për këtë kemi marrë vlerësime nga gjithë politika amerikane”, ka thënë Fatmir Mediu.

Zjarr Tv Ad