Parashikimi: Vranësira dhe rreshje shiu, përkeqësohet moti në të gjithë vendin

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë vendin, por pas mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit.

Në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, herë pas here priten edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të githë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

Zjarr Tv Ad