Të miturit në konflikt me ligjin, avokati Duraj: Jepuni rëndësi komunikimt me të rinjtë! Dënimi nuk shëron plagën

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas të dhënave zyrtare në Shqipëri ka rritje të numrit të procedimeve penale për të miturit në konflikt me ligjin. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare gjatë vitit 2022, bazuar në dispozitat e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, u regjistruan në Shqipëri 821 procedime penale për të miturit në konflikt me ligjin, me një rritje prej 16,6% krahasuar me vitin 2021.

Të rinjtë po bëhen gjithmonë e më shumë pjesë e veprave penale pa i ditur pasojat më të cilat do të përballen më vone.

Avokati Alban Duraj në një studio radiofonike gjatë një interviste shpjegoi Kodin e Drejtësisë penale për të mitur.

“Më parë ne nuk kemi patur një kod të posaçëm për te mitur. Ne vitin 2017 u bë e mundur miratimi i një Kodi Penal vetëm për të mitur.

Objektivi i këtij kodi është rregullimi i posaçëm lidhur me përgjegjësinë penale të të miturve, rregulla procedurale lidhur me hetimin, ndjekjen penale, procesin gjyqësor, ekzekutimin e vendimit të dënimit penal, rehabilitimin ose të çdo mase tjetër që përfshin një të mitur në konflikt me ligjin, si dhe një të mitur viktimë dhe/ose dëshmitar të veprës penale. 2. Ky Kod përmban rregullime edhe për të rinjtë nga grupmosha 18 deri në 21 vjeç, sipas parashikimeve në nene të veçanta të tij.

Cfarë ndodh me një të mitur kur kyen një vepër penale?

Kodi garanton një drejtësi penale miqësore, që do të thotë se i mituri ka një trajtim të vëcante,ndalohet, shoqërohet, thërritet prindi i të miturit me punonjësin social, i sigurohet nga shteti një avokat nëse nuk ka mundësi familja të paguaj. Ka ambjente të vecanta në Komisariatet e Policisë në të cilat këta të mitur ndalohen, gjithashtu prokurorët që merren me këto ceshtje janë të trajnuar në menyrë të vecantë ne shkollën e magjistraturës. Komunikimi i tyre është më i butë në krahasim me te rriturit i cili mund të jetë më strikt.

Pse është i rëndësishëm edukimi ligjor?

Edukimi ligjor është shumë i rëndësishëm. Nëse ne nuk do të kemi edukim ligjor tek të miturit, atëhere kjo sjell pengesë në parandalimin e veprave penale. Jo vetëm të miturit por edhe prindërit duhet të kenë një edukim ligjor.

Në fund të bisedës ai avokati Duraj theksoi se analizimi i situateve, komunikimi në ambjentin e shkollës dhe në ambjentin familjar është tepër i rëndësishëm.

Fationa Bato

Zjarr Tv Ad