Yuri Kim mesazh para largimit: Mijëra shqiptarë më pritën me bukë, kripë e zemër të hapur

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ambasadorja Yuri Kim ka reaguar me anë të një statusi në Twitter pas largimit të saj nga Shqipëria.

Ajo shprehet se me krenari mund të thotë që ka vizituar të 61 bashkitë e vendit gjatë mandatit të saj në vendin tonë, dhe se shqiptarët e kanë pritur gjithmonë me buke e kripë e zemër të hapur.

Yuri Kim kishte një mesazh edhe për Ambasadën Amerikane në Tiranë, të cilët i porositi të prisnin me mirësi e të tregonin mikpritje për ambasadorin e ri.

“Largohem pas tre vitesh e gjysmë nga Shqipëria e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 bashkitë dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë, kripë dhe zemër të hapur. Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit e mirupafshim!”, ka shkruar ajo.

Zjarr Tv Ad