Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Arben Kingji gradohet Gjeneral Major

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji është dekretuar sot me gradën e lartë gjeneralmajor nga presidenti Bajram Begaj.

Vetëm dy vite më parë, Kingji mori gradën e Gjeneralit të Brigadës, e më pas u emëruar në krye të Forcave të Armatosura, teksa kolegu i tij ushtarak, Bajram Begaj u zgjodh në krye të shtetit shqiptar.

Grada gjeneralmajor është e dyta më e larta në hierarkinë e ushtrisë shqiptare, pas asaj të gjenerallejtënantit për forcat tokësore dhe admiralit për ato detare. Aktualisht Shqipëria nuk e ka një Gjeneral Lejtnant.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e ka uruar Kingjin për këtë vlerësim të lartë.

“Urime Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji për dekretimin nga Presidenti i Republikës me gradën madhore Gjeneral Major! Një vlerësim i merituar për përkushtimin dhe kontributin e pakursyer”, shprehet Peleshi.

Kingji më herët ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake, ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë si dhe ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan dhe Irak.

Zjarr Tv Ad