Video-skandali i Gjicit, Softa: Përjashtoj politikën, metodë e Almës për mbijetesë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Video-skandali i Gjicit, Softa: Përjashtoj politikën, metodë e Almës për të mbijetuar

Eksperti i sigurisë Fation Softa komentoi rastin e video-skandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici ku shfaqej në zyrën e bashkisë së Kukësit duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçi.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai theksoi se përjashton përfshirjen e politikës dhe grupeve kriminale në këtë ngjarje.

Sipas tij 40-vjeçarja mund të ketë përdorur metoda të tilla për të mbijetuar.

“Sot kamerat e fshehta gjenden dhe në internet. Ka ambiente që i shesin këto kamera. Ky ëhstë një problem shumë shqetësues për shoqërinë pasi është një aktivitet i paligjshëm, aq më tepër kur flitet për përgjimin apo ndjekjen e një personi. Mënyra se si është filmuar video tregon se Kaçi ka qenë e vetme në regjistrim që nga momenti i hyrjes e deri në dalje. Nuk besoj se e ka publikuar vet sepse do mbulonte veten. Duhet të hetohen pajisjet në shtëpinë e Almës për të parë nëse ka raste të tjera të tilla si tek Gjici. Duhet të hetohet hde rasti i Kaçit se me çfarë aktiviteti i saj. Në drejtim të Gjicit duhet të hetohet nëse është rast i vetëm apo ka raste të tjera. Duhet hetuar për pordërim të fondeve publike dhe postit të tij.

Në gjykimin tim e përjashtoj politikën dhe grupet kriminale. Në gjykimin tim është një rast aventure që është marrë me këto aktivitete. Ndoshta i ka përdorur këto forma për të mbijetuar”- tha ai.

Zjarr Tv Ad