Video skandali me Gjicin, gazetari: Alma Kaçi njihet si gazetare në Durrës, ka bërë dhe kurs për detektive private

0
146
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Eni Ferhati ka treguar disa detaje nga pistat e hetimit të ngritura rreth Alma Kaçit, gruas që filmoi veten dhe ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicit duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e këtij të fundit.

Ferhati tha se Kaçi njihet si gazetare në Durrës e cila ka pasur disa eksperienca në disa media lokale dhe se më herët ajo ka bërë edhe një kurs për dedektive private.

Gazetari tha se ajo e ka pranuar vetë se filmimi është bërë prej saj me arsyen se kryebashkiaku e kishte ngacmuar më herët kur kishin qenë vetëm, ndaj në këtë takim ajo kishte vendosur ta filmonte, pavarësisht se ka pranuar se nuk ka qenë e detyruara për të kryer marrëdhënie me Gjicin.

“Është folur edhe për gazetari investigative. Alma Kaçi ka bërë një kurs për dedektive private të cilin nuk e ka përfunduar.

Ka bërë një kurs në një shoqatë që merret me këtë proces prej një muaj e gjysmë, nuk e ka përfunduar kursin por për një muaj e gjysmë ka marrë disa njohuri fillestare për këtë profesion privat që ka filluar të njihet e të funksionojë në Shqipëri.

Ajo njihet në qytetin e Durrësit si një gazetare lokale apo korresondente, që ka pasur disa eksperienca të caktuara në disa media lokale”,-tha Eni Ferhati.

Zjarr Tv Ad