“Gjici ra si mamuthi në ato gropat…”, batuta e gazetarit për video-skandalin erotik

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi tha gjatë emisionit të tij mbrëmjen e së hënës se Safet Gjici ka rënë si mamuthi në video-skandalin e filmuar në datën 6 qershor 2023 në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit.

“Gjici ra si ai mamuthi në gropat që hapen, le ta paguajë atë që bëri, çështja është: kush e çoi këtë gruan në zyrën e tij, se ajo mund të ketë marrë edhe thesin, dhe pamjet dolën. Këtë presim ne nga hetimi”, tha Rakipi.

Gazetari Artan Hoxha në replikë me Rakipin u shpreh: “mos prit që kjo të dalë që sot, mos prit që në seancën e parë, ajo të deklaronte se kush e urdhëroi apo kush e çoi atje”.

Ndërkohë ish-prokurori Eugen Beci tha se hetimet do të mund të zbulojnë në tërësi se çfarë ka ndodhur.

“Mundet që Gjici të përballet edhe me akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale për shkak të detyrës”, neni 105 i Kodit Penal”, tha Beci

Zjarr Tv Ad