Protesta të dhunshme janë shënuar në Francë pas ngjarjes së rëndë ku efektivët vranë një adoleshent, i cili refuzoi të ndalonte për një kontroll trafiku.
Vdekja e adoleshentit shkaktoi një ngarkesë të madhe emocionale dhe zemërim në Nanterre, ku ai jetonte 17- vjeçari. Trazirat shpërthyen mes banorëve dhe forcave të rendit mbrëmë. Protestuesit u vunë flakën disa makinave dhe disa dyqaneve. Policia deri më tani ka arrestuar 15 persona për trazirat.
Kujtojmë që 17-vjeçari ishte në periferi të Parisit kur policia e qëlloi për vdekje pasi ai shkeli rregullat e rrugës dhe nuk arriti të ndalonte, thanë prokurorët. Shërbimet e urgjencës u përpoqën ta shpëtojnë atë në vendngjarje, por ai vdiq pak minuta më pas.
Një video që qarkullon në mediat sociale, e vërtetuar nga AFP, tregon dy oficerë policie që përpiqen të ndalojnë automjetin dhe njëri i drejton armën shoferit nga dritarja dhe qëllon kur ai largohet. Makina lëvizi disa metra përpara se të përplasej në barrierat mbrojtëse të rrugës.