E PAZAKONTË/ Burri nga Kukësi regjistron vajzën që nuk ekziston dhe më pas e shpall të vdekur (EMRI)

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Kukës, ku një 51-vjeçar 21 vite më parë kishte regjistruar në dokumenta vajzën e tij që nuk ekzistonte.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi i identifikuar si Xhevit Sopaj, 21 vite më parë falsifikoi dokumenta për të regjistruar si vajzën e tij, identitetin e një fëmijë të mitur që nuk ekzistonte, si dhe falsifikoi sërish dokumente në vitin 2021 për ta shpallur të vdekur këtë fëmijë.

Nga veprimet hetimore rezulton se 57-vjeçari e ka kryer këtë veprimtari kriminale, për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës. Ndërkohë, uniformat blu në kuadër të këtij ooeracioni kanë proceduar penalisht pasi dyshohen për shpërdorim detyre, mjekun me ininciale A.E dhe administratorin e një agjencie funerale.

“ U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit A. E., me profesion mjek, dhe A. E., administrator i një agjencie funerale”, thuhet në njoftimin e Policisë, teksa më tej theksohet se për këta shtetas do të vijojnë hetimet me qëllim provimin nësë këta shtetas kanë qenë apo jo të implikuar në nxjerrjen e dokumenteve false që ka përdorur Sopaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad