Me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës, Eva Buzo rrëfen vështirësitë: S’po shihja trajnerët, fillova të ënjtem

0
278
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eva Buzo, shqiptarja që ndërmori inciativën për të ardhur në vendin e gjyshit të saj, Vlorë, me not nga kanali i Otrantos, ka folur për herë të parë për vështirësitë që hasi gjatë këtij rrugëtimi.

Ajo tregoi se ditën e parë kushtet ishin të vështira, pasi kishte ere dhe deti nuk ishte i qetë dhe se natën u has me një sërë vështirësish. Eva tha se momenti kur ajo dhe trajnerët të cilët e shoqëronin u shqetësuan, ishte kur filloi të enjtet dhe frika që nuk kishin një doktor në ekuipazh i bëri që të panikoseshin.

Gjatë rrëfimit të saj, Eva tha se kudo që shkon e thotë me krenari që është shqiptare, teksa më tej pohoi se ky sport e përmirëson edhe në profesionin e saj si avokate, profesion të cilin prej vitesh e ushtron në Australi.

“Është si meditim, si qetësi. Kushtet e motit ishin te mira, deti ishte i qetë. Ditën e parë kushtet ishin të vështira, kishte erë. Ndërkohë që notoja e shihja bregun shqiptar, po ecja ngadalë por po konsumoja shumë energji. E pash që nuk ishte një ditë e bukur për të notuar po thash nata do jetë më e qetë. Natën ndodhën gjëra të papritura, kushtet nuk ishin të mira, ndodhi që kishte prap erë, kishte shumë lëvizje ujë, shumë rryma dhe ishte një errësirë e madhe.

Nuk mund të shihja fytyrat e trajnerëve të mi edhe pse isha shumë afër varkës. Më përpara kur kam notuar në Gjeneva ishte hënë e plotë, këtë herë ishte shumë errësirë, thash jam kaq e vogël në këtë oqean të madh.

Gjatë natës hasa pickime. Kur lindi dielli ditën e dytë, kishte re, mendova se do arrija në bregdetin shqiptar. Nuk kam frikëra në oqean, nuk kam frikë nga peshkaqenët, nuk janë në oqean për të parë ty. Nuk më pëlqejnë pickimet por nuk kam frikë, mendoj se momenti që u shqetësova gjatë notimit ishte kur po enjtesha dhe nuk kishim një doktor. Unë jam rritur me frymë shqiptare. Shpesh më pyesin “Buzo”, nga je, dhe them nga Shqipëria, gjyshi im është nga Shqipëria. Noti më përmirëson në punën time si avokate, më shumë sesa më pengon. Ka të bëjë me fitoret e vogla dhe rëndësinë e tyre. Kur pash bregdetin shqiptar, thash Eva t’i mund tja dalësh, forca”, tregoi Eva.

Eva Buzo ka lindur në Australi dhe është angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë Ëorld Vision dhe Save the Children.

35 -vjeçarja është me profesion avokate dhe është shumë e suksesshme. Buzo zgjedhi të bëjë histori me pasionin e saj, duke notuar nga perëndimi në lindje, për të mbërritur në plazhin e Vlorës. Ajo u detyrua të ndërpriste gjithçka teksa ishte vetëm 10 milje larg tokës shqiptare, për shkak të problemeve shëndetësore.

Zjarr Tv Ad