“Nuk e kam parë videon e Belerit me paratë në dorë”/ Plas debati në studio, Curri ‘përplaset’ me avokatin

0
461
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Arjan Curri vë në dyshim provat, për sa kohë nuk ka një video ku Beleri duket duket blerë vota, sikurse ai thotë. Teksa Curri këmbëngul për të parë të paktën një video të tillë, avokati Jordan Daci thotë se nuk do të ketë video të tilla. Ai shpjegon se ka pasur persona që kanë marrë përsipër të bëjnë veprimin e stimuluar të shitjes së votës. Sipas tij, personi që ka bërë veprimin e stimuluar, është më shumë se video

Curri: Ne nuk e kemi parë një video ku Fredi Beleri jep lekë, mund të jetë, mund të mos jetë, unë rezervohem të kem dyshimin e ekzistencës së provës

Daci: Termi i duhur procedurial, është veprime të stimuluara, që do të thotë ose oficeri i policisë, ose një person merr përsipër që të ofrojë dhe të bëjë veprime

Curri: Derisa ta shoh unë atë video…

Daci: Jo, nuk ka video, bëhen filmime nga larg nga oficerët e policisë, bëhen me procesverbalë

Curri: Ka video që Beleri blen video?

Daci: Nuk ka video, por personi vetë është ai që e stimulon. Është procedurë e pastër penale.

Curri: Thuhet që ka një video që nuk ka dalë akoma…

Daci: Po mund të jetë video në distancë, në përgjithësi grupi i hetimit pozicionohet në një distancë ku nuk duket dhe dokumenton çdo gjë, me foto, me dronë…

Curri: Mezi po pres të shoh një video ku Fredi Beleri jep lekë për të blerë vota

Daci: Nuk ka nevojë për ta bërë me video, personi që ka bërë veprimin e stimuluar, është më shumë se video

Curri: Kush person është pra, kush i jep lekët?!

Daci: Kanë qenë disa persona të stimuluar

Curri: Unë mezi po pres të shoh video!

Zjarr Tv Ad