Protestat në Francë, humb jetën një tjetër adoleshent

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Francë, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia gjatë protestave për vrasjen e 17-vjeçarit nga policia.

Mediet franceze raportojnë se i riu kishte hypur në taracën e një qendre tregtare në rajonin e Seine-Maritime për të protestuar, ku ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash e cila ka rezultuar fatale për të.

Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar masa shtesë, për zbatimin e rendit dhe kontrollit të protestave, gjatë kohës që po kthehej nga Samiti i Brukselit.

Vdekja e 17-vjeçarit ditën e enjte, i identifikuar si Nahel M, ishte vrasja e tretë fatale nga policia gjatë ndalesave të trafikut në Francë në vitin 2023.

Zjarr Tv Ad