“TEORI KONSPIRATIVE” SE PSE U MBYLL “KIOSKA” E BALLKANIT TË HAPUR: “Mbyllet Kioska për arsye emigrimi”

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Avokati Goxhaj:

Ka 100-ra versione televizive të analistëve që dijnë gjithshka për Mbylljen e Ballkanit të Hapur!

Unë besoj veç 1 që lidhet me përfundimin e nevojës së përballjes së influencave të lobeve të Soros Vs Pentagonit!

Arsyeja pse Alex Soros nuk i intereson më Ballkani i Hapur lidhet me fitoren e tij të kurorës brenda Familjes Soros si Trashëgimtari fuqiplotë i rrjetit multimiliarder mafioz (dhe antishqiptar për aq sa na takon ne) të Fondacioneve Soros, trashëgimi e dyshimtë që nuk dihet nëse baba ja ka lënë në të gjallë apo ka kthy patkojtë nga Dielli në 14 Maj të këtij viti dhe ky me makinacionet lobet e Deep State dhe Elitave Globale i ka shtënë në dorë përballë 3 vëllezrëve dhe motrës së tij!

Kjo mbase është arsyeja se pse qarkullojnë fjalë që George Soros ka vdekur por mbahet e fshehtë se duhet ndarë pasuria që nuk dihet se ku dhe sa ka mes trashëgimtarëve të shumtë.

Por edhe mund të jetë gjallë.. dhe kjo asnjëherë mund të mos merret vesh!

Problemi është se Ballkani i Hapur ishte një ndër sfidat (si biçim provimi) që duhet të kalonte Alexi për të fituar besimin e Patriarkut Soros për të treguar se është i zoti për të menaxhuar këtë Sistem Mafioz Ndërkombëtar të ngritur pak e nga pak si rrjeta e merimangës prej mbi 4 dekadash (1981-2023)

Heqja dorë nga Ballkani i Hapur tani që Alexi është bërë Trashëgimtar dhe President i gjithë rrjetit të fondacioneve Soros kudo në botë, tregon se ai nuk ka pse të stërçapalohet më aeroporteve të Ballkanit dhe Europës për të dalë në selfie me zarat e tij në Ballkan për një projekt të çalë dhe që nuk arriti kurrë të bindë kënd për vlerën e tij përveç se i shërbeu Serbisë dhe Vuçiçit për ti pastruar fytyrën e pisët nga gjaku i viktimave në ish-Jugosllavi

Kjo histori është njësoj si një fabul ku dikujt (fëmijë i llastuar) i dha detyrë dhe sfidë baba biznesmen (pronar i një rrjeti supermarketesh), të menaxhojë veç një kioskë pilot (në një zonë plazhi në një territor të ri armik=konkurent, ku supermarketet konkurente janë shumë të forta), si sprovë për të treguar aftësi menaxheriale në mënyrë që baba të merrte në konsideratë në të ardhmen me i lënë nën drejtim gjithë rrjetin e supermarketeve të familjes.. por ndërkohë baba vdes para kohe.. apo e ndjen se po e lë shëndeti fizik dhe mendor për të përballuar presionin.

Normal që biri s’do merret më me kioskën e rëndomtë, (madje do i ketë ardhur në majë të hundës dhe do ta mbyllte krejt) se tani do drejtonte gjithë rrjetin e Supermarketeve!!! Tani plani i tij është të hapë supermarkete kudo përfshi edhe zonën e plazhit ku ishte!

Ja kjo duhet të jetë edhe historia se pse u tërhoq Aleksi nga Ballkani i Hapur, ndërkohë që dështoi me shumë sukses prej 2016 kur e solli Baba Sorosi në Ballkan për të nisur sfidën e tij të karrierës dhe ai ra në dashni me Ramën sapo shkeli!

Alexi dështoi sepse zona shqiptare e Ballkanit të Hapur koinçidonte me zonën e influencës shumëvjeçare të asaj pjese të Deep State që është në Pentagon dhe kuptohet që Projekti i Ballkanit të Hapur ishte i destinuar të dështonte! Sepse nuk ka këllqe lobingu i Mafies Soros të mundë atë të Pentagonit 🙂

Vazhdimin e keni sot në intervistën time të së Djelës në Fax News në 16:30 🙂

P.s.

Kujtesë mbi pozicionin e Pentagonit në raport me Ballkanin e Hapur: Baza e Bonsteel në Ferizaj është nga ato lloj bazash amerikane në botë që s’i jep llogari kurrkujt se çfarë ka brenda (mund të ketë çdo lloj gjëje 😉) dhe çfarë dhe kur mund të bëjë ndaj dhe ajo ka vlerë jetike për gjeostrategjitë e Pentagonit në Rajon ndaj dhe futja e detyruar e hundëve të Alex Soros, u trajtua me begenisjen dhe mosbegenisjen e duhur duke ja bërë të pamundur rezultatin duke i lënë dorë të lirë veç për të bërë foto selfie për tja parë baba në New York..

Kujtesë mbi pozicionin e Johnas Rolettin e Soros, i cili menaxhonte prej 2 dekadash gjithë Rajonin dhe ka themeluar gjithë rrjetin e foleve të zogjve të qyqeve të Soros në Tiranë (Rama, Veliaj, Basha, etj) apo Prishtinë (Albinin, Lulmirin, Shpendin, etj): nuk dihet nëse është i lumtur që iu kthyen frenat në Ballkan që kur e mënjanoi Aleksi në 2017, por dihet se ai përfaqëson krahun e fortë dhe radikal ata që duan t’ja japin Serbisë Veriun e Kosovës nëpërmjet konflikteve artificiale që duhen provokuar nga pala shqiptare (Albini).

Zjarr Tv Ad