Deputeti i PD-së shkon në Parlament me një buqetë me grurë: Javës tjetër do të sjellë shalqi

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Befasues ka qenë veprimi i deputetit të PD-së, Saimir Koreshi, i cili ka shkuar sot në Kuvend me një buqetë me grurë.

Ai tha se të gjithë fermerët kanë dalë me humbje dhe nuk kanë marrë asnjë subvencion, kështu që buqeta me grurë ishte për qeverinë që pasi mori votat, sipas tij, abuzoi me çmimin.

“Kjo është një buqetë simbolike nga fermerët e Myzeqesë drejtuar qeverisë, por në veçanti ministres së Bujqësisë që iu kërkoi fermerëve të mbillnin grurë edhe në prill, këto domethënë gjëra që ndodhin.

Në pamundësi për të ardhur me shalqi, po ndoshta javës tjetër, sot po ju sjell grurin, meqë morëm votën ja futëm pak në çmim sepse siç e dini gjithë fermerët e grurit, jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë subvencion, atë 300 mijë lekëshin për hektar, jo vetëm që nuk morën naftë përveçse ata që ishin patronazhistë, por sot në bursë, se do të vazhdojnë të gënjejnë, do të thonë që e kanë fajin tregtarët, ndërkohë që në bursë është me 22 dollarë kuintali,” – u shpreh Korreshi.

Zjarr Tv Ad