Analisti Mentor Kikia është shprehur se nisma e “Ballkanit të Hapur” e iniciuar nga kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ishte një “pallat mbi ujë” që sipas tij “u zhyt”.
Komentet Kikia i bëri përmes një intervste në Panorama TV, ku tha se kjo iniciativë nuk duhet të niste, pasi sipas tij, realiteti politik mes Kosovës dhe Serbisë kullon ende gjak.
“Ballkani i Hapur ishte kryesisht një projekt ekonomik, por projektet ekonomike nuk mund të ecin kurrë para projekteve politike. Janë ministrat e jashtëm që çajnë rrugët e marrëdhënieve. Ballkani i Hapur u tentua të ecte ekonomia para politikës. Problemi mes Serbisë dhe Kosovës, në një moment të caktuar Vuçiç nxori kokën dhe tregoi se është i njëjti që ka qenë edhe para Ballkanit të Hapur.
Edhe nga ata që e kundërshtonin, edhe nga ata që e mbështesnin, kuptuam që nuk mund të ecte. Realiteti politik mes Shqipërisë e Serbisë dhe Kosovës e Serbisë kullon ende gjak. Nuk mundesh ti të nxjerrësh një realitet ekonomik, sikur nuk ekziston realiteti politik. Dhe këtu ishte një pallat mbi ujë. Njerëzit që e mbrojtën e ftjelluan, pallati u zhyt dhe kaq”, u shpreh Kikia.