Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Janë pezulluar nga detyra 4 punonjësit e policisë së Komisaratit të Durrësit pasi u filmuan duke konsumuar birra në një lokal.
Efektivët ishin ulur së bashku dhe konsumonin birra teksa ishin në krye të detyrës. Për efektivët e pezulluar ka nisur hetimi disiplinor për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, bazuar në rregulloren e disiplinës së Policisë së Shtetit.
Kujtojmë që ka qenë emsioni “Stop” që ka nxerrë pamjet, ku policët shiheshin të ulur në një tavolinë dhe po konsumonin birra.