“Ku di ti ç’bën burri jot? Mos e përmend më këtë grua”, avokati përplaset në studio me deputeten e PD

0
711
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Saimir Vishaj u përplas me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku lidhur me emrin e Stela Gugallja, e përmendur nga Tabaku si një nga tre administratorët e inceneratorit të Elbasanit.

Sipas Vishajt, përmendja e emrit të një gruaje, që sipas tij nuk ka lidhje me dosjen e Arben Ahmetajt, nga një grua si deputetja Tabaku, është shumë e rëndë.

“Ju përmendet një emër, Stela. Një grua të përmendet në këtë panel, kjo është e rëndë.

Po kaloni në histori personale, nuk të del emri i saj në dosje.

Dini ju çfarë bën burri juaj? Nuk duhen përmendur emra që nuk kanë lidhje”, tha Vishaj.

Zjarr Tv Ad