Tomor Alizoti, i afruar me shumë bujë në PD, si një “kokë e madhe”, është kthyer në një personazh qesharak, të krahasueshëm me Flamurin.
Së fundmi, ai i ka hyrë dhe meteorologjisë, për të shpjeguar zhvillimet në PD.
Alizoti ka thënë se zgjedhjet për kryetarin e ri nuk mund të bëhen më 29 korrik, se është shumë vapë.
“Sot opozita është e domosdoshme, por është e ndarë në 3 blloqe. Pa ardhur edhe ai në mes të vapes, që do bëhet kryetar.
Ka ardhur në mes të vapës ai, do të bëhet kryetar. Ai nuk punon në opozitë, nuk erdhi të thotë dy fjalë atje, është Sandokani nga deti, do bëhet edhe ai.
Ky që është kryeministër ikën në det dhe ky do vijë me 29, ne të tjerët themi diçka që mendojmë.
Jemi në një kaos total e cila i shërben autokracisë. Do zgjidhet kryetar partie në kokërr të vapes.
Me 30 korrik vjen Zelensky në krye të PD-së, është ushtarak nga natyra, fighter (luftëtar).
Me këto bishtat që do vijnë me 30 do na dëmtojnë, e shikoj dëmin më të madh, e shikoj dëmin në nivel kombëtar”, tha Alizoti në në një intervistë.
“Një deputet i zgjedhur si ndër më të spikaturit politikisht, kishte dhënë sot në media një argument ‘shkencor’: Nuk mund të zgjidhet dikush kryetar në mes të vapës.
Duket efekti që shkakton afërsia me Doktorin: humb edhe ato pak mend që mund të kesh pasur”, shkruan me ironi aktivisti pranë PD, Namir Lapardhaja.