Kush është deputeti i PS që shkon me xhaketë “Gucci” në Kuvend

0
338
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në foltoren e Parlamentit nuk është se e kemi parë edhe shumë shpesh, por emri i tij është gjithnjë shumë i lakuar në media. Flasim për Agron Çela, ish-deputetin e Partisë së Lirisë, që prej disa muajsh ka kaluar në radhët e Partisë Socialiste.

Deputeti i Shkodrës, është ndër personazhet që e shijon më së shumti kohën jashtë Parlamentit, ku nuk mungojnë takimet dhe bisedat me miqtë e tij. Këtë herë, paparaci i Panorama e ka spikatur jo vetëm për miqësitë e shumta që ka nga të gjitha palët e politikës shqiptare, por për veshjen e tij, që duhet thënë, mban një çmim të “kripur”.

Deputeti ka mbërritur në Parlament i veshur me pantallona dhe këmishë të bardhë, dhe sipër kishte zgjedhur një xhaketë në ngjyrë të çelët të firmës “Gucci”. Një veshje kjo sa e veçantë nga dizajno, aq edhe e kushtueshme nga çmimi.

Zjarr Tv Ad