PS rrëzoi kërkesat e PD, Gogu: S’ka asnjë urgjencë për inceneratorët

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PS rrëzoi në Konferencën e Kryetarëve kërkesat e PD për interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe mocion me debat në Kuvend për çështjen “Ahmetaj” dhe inceneratorët.

Zv. kryetari i grupit të PS, Toni Gogu tha se rrëzimi i kërkesave të PD është bërë me argumentin se nuk ka asgjë urgjente dhe se çështja e inceneratirëve i ka kaluar tashmë drejtësisë.

Gogu tha se urgjencën e çmuam kur ishte momenti për t’i hapur rrugën SPAK për arrestimin e Arben Ahmetj.

“Kryetarja e Kuvendit në zbatim të rregullores e nxitur nga një kërkesë e pakicës së pakicës për një mocion me debat ku ishte shtuar dhe fjala ‘urgjente’, u thërrit Konferenca dhe i kërkoi mendim për ta bashkuar dhe me një tjetër kërkesë, për interpelancë po urgjente. Kërkonin për të diskutuar çështjen e inceneratorëve. Ne i dhamë pëlqimin kryetares që meqë çështjet janë të ngjashme për tu bashkuar, por nuk dhamë pëlqimin që çështjet urgjente për t’u futur në Kuvend. Në sesionin e të enjtes, do të vendosë Kuvendi nëse ato çështje do të përfshihen në rendin e ditës apo jo. Ne besojmë se aty nuk ka përmbajtje, tani është momenti i drejtësisë për atë çështje. Ne e kemi hapur rrugën kur ishte rasti urgjent dhe hapëm rrugën e SPAK”, tha Gogu.

Zjarr Tv Ad