Edmond Spaho: Është verë, s’bëjmë dot protesta se nuk na vijnë qytetarët

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Edmond Spaho, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN foli mbi punimet e seancës së fundit plenare për këtë sesion parlamentar, që pritet të zhvillohet këtë të enjte.

Sipas Spahos tema e ditës do të jetë interpelanca për aferën e inceneratorëve, dhe arratisja e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Spaho tha më tej se, nëse kjo aferë, ky skandal do të kishte ndodhur në ndonjë vend tjetër, kryeministri automatikisht do të kishte dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë, sa i përket protestave të opozitës, Spaho u shpreh se tani afër nuk kanë ndërmend të thërrasin ndonjë të tillë, për shkak të kohës së pushimeve, por dhe për shkak se i duhet të zgjidhin disa çështje të brendshme në PD.

Pjesë nga biseda

A ka instrumente imponimi brenda sallës së Parlamentit?

Ka forma. Këto janë të gjitha ato që ne kemi diskutuar prej kohës, që iniciativat e mazhoracnës nuk miratohen asnjëherë dhe parlamenti është kthyer në një kasolle të mazhorancës. Opozitës i ka ngelur vetëm fjala.

Mund t’i drejtohemi qytetarëve, por këto të shërbejnë edhe si nxitës për qytetarët, që kur ti drejtohemi protestave, të marrin pjesë në mënyrë masive për ta rrëzuar këtë qeveri dhe për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Do të thotë që protestat presin ende?

Ne do të gjejmë momentin më të përshtatshëm që edhe pjesëmarrja qytetare të jetë masive. Ndërkohë ne kemi qenë të zënë me çështjen e denoncimit të vjedhjes së zgjedhjeve, po ashtu duhet të zgjidhim edhe disa çështje brenda partisë.

Zjarr Tv Ad