Përplasje në Kuvend/ Berisha-Ballukut: Do kesh fatin e Arben Ahmetaj!

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijojnë përplasjet në seancën e sotme plenare në Kuvend. Ish-kryeministri Sali Berisha, ka debatuar me ministren Balluku.

Berisha akuzoi qeverinë Rama se ka vjedhur paratë e qytetarëve shqiptarë, ndërsa, denoncoi abuzimet e bëra me qiratë e pasurive publike. Berisha akuzoi gjithashtu Ballukun se ajo ndërton rrugë me 24 milionë euro kilometrin, ndërsa paralajmëroi se do të ketë fatin e ish-ministrit Arben Ahmetaj

Berisha: Ajo zonja tejkaloi çdolloj limiti. Abuzim i tmerrshëm me qiratë e pasurive publike, bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes, janë 180 mln euro shpërdorime dhe del flet këtu në këtë mënyrë. Ke lexuar raporte apo jo? E di përse reagoi kjo për Frida Gugalen, reagoi sepse vetë është kryegugale. Kjo është ministrja që ndan ndërtimet për të vjedhur në çdo km. Është ministrja që ndërton me 22-24 mln euro rrugën. Të djeg ty se dhe ti do kesh vjedhje të tmerrshme. Të jesh e bindur ti që fatin e Arben Ahmetaj do të kesh.

Zjarr Tv Ad